Vajza e shqiptarit që ekzekutoi 45 vjeçaren në Greqi: “Ai është babai im, por nuk mund ta justifikoj”

Publikuar me datë:

Dëshmi të reja kanë nxjerrë në pah detaje të rëndësishme për ditët e fundit të jetës së 45-vjeçares që u vra në Nea Smyrni të Greqisë, duke ofruar një tablo më të qartë mbi veprimet dhe sjelljen e të dyshuarit, ish-partnerit të saj, 48-vjeçarit shqiptar A.A.

Sipas raportimeve të mediave greke, A.A. akuzohet se e ka përgjuar dhe ndjekur vazhdimisht J.A., veçanërisht pas përfundimit të lidhjes së tyre, kur edhe kërcënimet ndaj saj u shtuan.

Po sipas deklarimeve të mbledhura, 45-vjeçarja kishte vendosur që t’i jepte fund marrëdhënies pasi kishte zbuluar se ish-partneri i saj ishte i martuar dhe baba i një vajze 19-vjeçare.

Disa ditë para ngjarjes tragjike, i dyshuari kishte kërkuar të takohej me vëllain e viktimës, me qëllim që të bisedonin rreth marrëdhënies së tij me motrën. Në atë takim, sipas dëshmitarëve, ai kishte thënë: “Nuk do të vrasim njëri-tjetrin, do të pimë një kafe”.

Elementë të tjerë nga dëshmitë sugjerojnë që 48-vjeçari mund ta ketë planifikuar aktin kriminal. Një mik i tij ka rrëfyer se, pak kohë përpara se të shkonte në banesën e viktimës, ai u takua me vajzën dhe i shprehu dashurinë, por edhe e paralajmëroi se mund të mos e shihte më.

Më vonë, 48-vjeçari është kthyer në shtëpi, ka zgjuar bashkëshorten dhe i ka lënë para, duke i kërkuar të kujdesej për vajzën e tyre.

Ndërkohë, vajza e tij ka rrëfyer për MEGA se është thellësisht e tronditur nga ngjarja – ndërsa theksoi se, megjithëse ka humbur babain, nuk mund të pranojë veprimin e tij.

“Jam e tronditur nga e gjithë kjo që ka ndodhur. Nuk mund ta besoj që babai im e bëri këtë. Ai është babai im dhe do të më mungojë, kam humbur babain tim, por nga ana tjetër nuk mund të anashkaloj faktin që ka bërë një të keqe, që u bë vrasës. I mori jetën një njeriu dhe i mori nënën një vajze të moshës sime”, u shpreh ajo.

Vajza sqaroi gjithashtu se është në një gjendje të rënduar emocionale dhe theksoi se nuk ka asnjë përgjegjësi për krimin që ndodhi.

Raportimet nga mediat greke bëjnë me dije se pas disa orësh, 48-vjeçari është afruar tek banesa e viktimës ku ka qëndruar në pritje. Në momentin që 45-vjeçarja u shfaq, ai dyshohet se e ka zënë të papërgatitur, e ka detyruar të gjunjëzohet dhe më pas e ka qëlluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Parashikimi i motit për sot, 1 shtator 2026

Sot moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësira të pakta...

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Paratë që keni fituar për një kohë të gjatë...