Një automjet është përfshirë nga flakët pranë mbikalimit në Thumanë.
Incidenti ndodhi pak çaste më parë, kur një kamionçinë u përfshi nga zjarri gjatë lëvizjes. Shoferi arriti të zbresë me shpejtësi nga mjeti, duke dalë i padëmtuar nga ngjarja.
Sipas të dhënave të para, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit. Menjëherë pas raportimit, zjarrfikësit nga Kurbin mbërritën në vendin e ngjarjes.
Për shkak të zjarrit, për disa minuta u bllokua segmenti i autostradës nga Mamurrasi në drejtim të Kasharit.

