Konfirmohet rasti i parë i Etheve të Nilit në Shqipëri, 72-vjeçari nga Korça në spital

Publikuar me datë:

Rasti i parë i Etheve të Nilit është konfirmuar në Shqipëri. Bëhet fjalë për një 72-vjeçar nga Korça, i cili ndodhet nën kujdesin mjekësor në Spitalin Rajonal të Korçës.

Sipas burimeve, i moshuari jeton në qytetin e Korçës dhe dyshohet se është pickuar nga një mushkonjë gjatë qëndrimit të shpeshtë në një lulishte të qytetit.

Pas paraqitjes në spital dhe kryerjes së analizave, rezultati ka konfirmuar infektimin me virusin e Nilit Perëndimor. Personat e afërt me 72-vjeçarin janë testuar gjithashtu, por analizat e tyre kanë rezultuar negative.

Për shkak të rastit të konfirmuar, pritet që në zonë të ndërhyhet me dezinfektim. Ndërkohë, një grup specialistësh dhe epidemiologësh po kryen verifikime në qarkun e Korçës për të evidentuar praninë e mushkonjave që mund të transmetojnë virusin.

Ethet e Nilit Perëndimor transmetohen te njerëzit përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Në shumicën e rasteve simptomat mund të jenë të lehta, ndërsa në raste të rralla infeksioni mund të shkaktojë komplikacione të rënda neurologjike.

Autoritetet shëndetësore vijojnë hetimet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një rast të izoluar apo nëse ekzistojnë raste të tjera të mundshme në zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Disiplina godet Vllazninë, dënime të rënda për Xhaferin, Martinin dhe Dervishajn

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka publikuar vendimet për ngjarjet e fundit, ku në fokus janë edhe drejtues dhe pjesëtarë të stafit të Vllaznisë. Dënimin më të rëndë e ka marrë presidenti i klubit shkodran, Alban Xhaferi. Ai është pezulluar për 15 ndeshje, për shkak të sulmit ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Gjatë kësaj periudhe, Xhaferit […]

Erkand Qerimaj mbyll Lojërat Mesdhetare me 5 rekorde kombëtare

Peshëngritësi shqiptar Erkand Qerimaj ka mbyllur pjesëmarrjen në Lojërat...