Durrës/ Grabiti një shumë parash nga kasa e një marketi, arratiset autori, policia nis kërkimet

Publikuar me datë:

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vazhdon punën për të zbardhur plotësisht të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 17 të qytetit të Durrësit, një individ hyri në një market dhe, duke përdorur dhunë, grabiti një shumë parash nga kasa, më pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Forcat e Policisë reaguan në kohë, duke mbërritur shpejt në skenën e ngjarjes. Falë veprimeve të shpejta hetimore, u arrit të identifikohej i dyshuari kryesor për këtë vepër penale.

Informacionet e para tregojnë se bëhet fjalë për shtetasin F. S., rreth moshës 26 vjeç. Aktualisht, Policia vazhdon kontrollet e imtësishme në zonë për ta lokalizuar dhe për të bërë të mundur arrestimin e tij.

Njëkohësisht, grupi hetimor i drejtuar nga Prokuroria është duke vijuar hetimet për të dokumentuar në detaje çdo rrethanë që lidhet me këtë ngjarje dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e të dyshuarit.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 17, një shtetas hyri në një market, mori me dhunë një shumë parash nga kasa dhe u largua.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, identifikuan autorin e dyshuar, shtetasin F. S., rreth 26 vjeç. Kontrollet intensive në zonë po vijojnë me qëllim kapjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident tragjik në Golem të Shkodrës, humb jetën 17-vjeçari, plagoset 28-vjeçari

Shkodër/Informacion paraprakRreth orës 14:20, në fshatin Golem, automjeti me...

Ulëz/ Zjarri del tërësisht jashtë kontrolli, shkrumbohen banesa e pemëtore, evakuohen qindra krerë bagëti

Zjarret që kanë përfshirë disa fshatra në Njësinë Administrative...

Pas dhunës në Elbasan, reagon Tirana: Na vjen keq për atë që ndodhi

Tirana do të duhet të luajë pa tifozë në...

VIDEO/ Granit Xhaka telefonon Mourinhon gjatë intervistës, momenti bëhet viral

Granit Xhaka ka dhuruar një nga momentet më pikante...