Do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër, biznesmeni nga Velipoja transferohet nga burgu i Fierit drejt QSUT-së

Publikuar me datë:

Mir Bruli, biznesmeni nga Velipoja dhe pronari i resortit turistik “Ara e Vjetër”, është transportuar nga burgu i Fierit drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër. Ai është arrestuar në 17 maj 2024 për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, në bashkëpunim. Bruli është transferuar në burgun e Fierit në 2 gusht 2024, nga Blloku i Sigurisë te ‘Mine Peza’ në Tiranë. Ardhur në IEVP Fier më datë 02.08.2024 transferuar nga IEVP “Mine Peza”-Tiranë.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:

Në IEVP Fier trajtohet me statusin e të paraburgosurit shtetasi Miri Bruli i biri i Nikë dhe Mrikë i datëlindjes 09.02.1968 lindur në Velipojë dhe banues në Velipojë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare.

Me vendimin Nr. 50 datë 19.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është vendosur vijimi i zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar me vendimin Nr.49/10 datë 15.05.2024 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 298/3 të Kodit Penal.

Arrestuar më datë 17.05.2024.

Ardhur në IEVP Fier më datë 02.08.2024 transferuar nga IEVP “Mine Peza”-Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vendimi/ Pezullohet kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja në rastin e Arlinda Zekajt

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) i ka suspenduar nga...

Kongo, mjekët festojnë me këngë dhe valle shërimin e pacientit nga Ebola!

Këngë dhe duartrokitje për të festuar shërimin e pacientit...