Turistët në Stand Up Paddle ndalen në mes të Liqenit të Shkodrës, arsyeja i befason

Publikuar me datë:

Një udhëtim i zakonshëm me Stand Up Paddle në Liqenin e Shkodrës është kthyer në një moment të veçantë për një grup turistësh.

Gjatë guidës, turistët u përballën me një surprizë të pazakontë: një tufë delesh zbriti drejt bregut dhe hyri në ujërat e liqenit për t’u freskuar.

Përballë kësaj skene të papritur, turistët ndaluan lundrimin dhe i lanë hapësirë tufës të kalonte. Momentet janë filmuar gjatë guidës dhe janë publikuar në rrjetet sociale nga Kastriot Faci, guidë turistike dhe promovues i natyrës së Shkodrës.

“Një surprizë e bukur gjatë guidës sonë me Stand Up Paddle!”, shkruan Faci, duke e përshkruar takimin me tufën si një përballje krejt të paplanifikuar me natyrën.

Pamjet sjellin një tjetër moment karakteristik nga brigjet e Liqenit të Shkodrës, ku aktivitetet turistike ndërthuren shpesh me jetën dhe peizazhin rural të zonës.

Për turistët, ndalesa e papritur duket se e bëri edhe më të veçantë eksperiencën e lundrimit në liqen.

Burimi: Veriu Sot

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sala dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka pranuar dorëheqjen e Evis Salës...

Policia e Shkodrës i bashkohet nismës për dhurimin e gjakut për talasemikët

Punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe strukturave...