Trafik i rënduar në Veri, kilometrat e makinave bllokojnë lëvizjen drejt Shkodrës e Lezhës

Publikuar me datë:

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në rrugët që lidhin zonat e Veriut me Lezhën dhe Shkodrën, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve.

Pamjet e publikuara nga gazetari Stafa tregojnë fluksin e lartë të automjeteve në akset kryesore, ku emigrantë dhe turistë po përballen me lëvizje të ngadalta dhe pritje të gjata.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stafa ka ngritur shqetësimin për gjendjen e infrastrukturës dhe mungesën e alternativave të reja rrugore për përballimin e fluksit.

Situata është përkeqësuar në ditët e sezonit turistik dhe të kthimit të emigrantëve, periudhë kur qarkullimi drejt Shkodrës, Lezhës dhe destinacioneve turistike të Veriut rritet ndjeshëm.

Kolonat e krijuara rikthejnë edhe një herë në vëmendje nevojën për investime në infrastrukturë dhe zgjidhje që mund të shmangin bllokimet e përsëritura në këto akse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përroi i Glines merr dritën jeshile për rehabilitim

Pas shqetësimeve të përsëritura të ngritura nga Bashkia Vau...

Sala dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka pranuar dorëheqjen e Evis Salës...

Policia e Shkodrës i bashkohet nismës për dhurimin e gjakut për talasemikët

Punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe strukturave...