Nga Alba Kepi
Erjon Vishkulli, i riu i cilu u godit me plumb gome në sy nga policia mercenare e kryeministrit Edi Rama në protestën e 24 tetorit do të lërë spitalin Gemelli në Romë për tu rikthyer më pas për një operacion të dytë që do të bëhet më 11 nëntor.
Operacioni i kryer dje kishte qëllim heqjen e plumbit nga syri, ndërsa operacioni i dytë do të jetë vendimtar për shikimin.
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar më 26 tetor, procedimin e parë penal që lidhet me plagosjen e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli.
Procedimi është regjistruar për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 250 të Kodit Penal, që lidhen përkatësisht me shpërdorimin e detyrës dhe kryerjen e veprimeve arbitrare nga punonjësit shtetërorë, që dënohen deri në 7 vjet burgim.

