Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona të plagosur

Publikuar me datë:

Një aksident me dy mjete lundruese Jet Ski është regjistruar në liqenin e Kukësit, ku dy persona kanë mbetur të dëmtuar lehtë.

Sipas policise ngjarja ndodhi ditën e djeshme (23 gusht) rreth orës 18:15. Nga informacionet e uniformave blu behet e ditur se shtetasi E. T., 29 vjeç ishte duke drejtuar një mjet lundrues Jet Ski, ku ndodhej edhe shtetasi E. P., 46 vjeç.

Gjatë lëvizjes, mjeti është përplasur aksidentalisht me një tjetër Jet Ski, që drejtohej nga shtetasi B. H. dhe që po dilte në breg për të ankoruar mjetin.

Si pasojë e përplasjes, kanë marrë dëmtime të lehta 29-vjeçari E. T. dhe 46-vjeçari E. P. Të dy janë transportuar në spitalin e Prizrenit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Kukës proceduan penalisht shtetasin E. T., 29 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”.

Në liqenin e Kukësit, rreth orës 18:15, ky shtetas, duke drejtuar mjetin lundrues Jet Ski, ku ndodhej së bashku me shtetasin E. P., 46 vjeç, aksidentalisht është përplasur me mjetin lundrues Jet Ski që drejtohej nga shtetasi B. H., i cili po dilte në breg të liqenit për të ankoruar mjetin lundrues.

Si pasojë, kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit E. T. dhe E. P., të cilët ndodhen në spitalin e Prizrenit, jashtë rrezikut për jetën.

Mjetet lundruese u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Elbasani mposht Laçin, Vllaznia ndalet në barazim

Elbasani siguroi një fitore të rëndësishme kundër Laçit, duke...

Protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi: Nuk do të heshtim!

Në qendër të Prishtinës, qytetarët janë grumbulluar sërish duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra një javë më parë nga ish-kunati i saj në banesën e saj në Vitomiricë të Pejës. Ngjarja ka ndodhur pavarësisht se Zekaj kishte drejtuar disa herë thirrje institucioneve për mbrojtje. Protesta është fokusuar në kërkim të përgjegjësisë […]