Tragjike në Kosovë/ Gruaja shtatzënë humb jetën pas të shtënave me armë, plagoset një person

Publikuar me datë:

KOSOVË- Një grua ka mbetur e vrarë dhe një burrë është plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri në Malishevë.

Sipas mediave në Kosovë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gruaja që humbi jetën ishte shtatzënë.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Emergjencën e QKUK-së.

Ndërkohë, burri i plagosur ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe jo stabile. Ai është i intubuar dhe i lidhur me respirator, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore.

Deri më tani, nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë, ndërsa priten detaje të tjera nga autoritetet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

I vunë tritol, pronari i lokalit në Durrës i dënuar për vrasje

Qyteti i Durrësit u trondit mëngjesin e kësaj të...

Aksidenti tragjik në Shkodër/ 16-vjeçari humb jetën në përplasjen me motor, zbulohet identiteti i të riut

Identifikohet 16-vjeçari që humbi jetën në aksidentin me motor në Shkodër Është bërë i ditur identiteti i të miturit që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur një ditë më parë në fshatin Golem të Shkodrës. Viktima është 16-vjeçari Emiglino Nikolla, i cili po udhëtonte me motor kur u përplas me një automjet. Si […]