Rikthehet zjarri në Pukë/ Flakët arrijnë 5 kilometra, rrezikohen banesat në Gojan të Vogël

Publikuar me datë:

Një zjarr i përmasave të mëdha është rikthyer gjatë natës në fshatin Gojan i Vogël, në Pukë, duke rrezikuar zonat pranë banesave.

Njoftimi për zjarrin është marrë rreth orës 01:30 të mëngjesit, ndërsa në momentin e mbërritjes së forcave në terren, flakët paraqiteshin me intensitet të lartë, rreth 200 metra larg banesave.

Për përballimin e situatës janë angazhuar të gjitha kapacitetet e MZSH Pukë, me të gjithë efektivin dhe tre automjete zjarrfikëse.

Në ndihmë kanë ardhur edhe forca dhe mjete nga Bashkia Fushë-Arrëz, MZSH Kukës dhe MZSH Rrëshen.

Gjatë operacionit janë angazhuar edhe banorët e zonës, ndërsa në total kanë marrë pjesë rreth 100 forca. Për shuarjen e flakëve është ndërhyrë edhe nga ajri.

Vija e zjarrit ka arritur në rreth 5 kilometra, por pas disa orësh përpjekjesh, situata tashmë është vënë plotësisht nën kontroll dhe nuk paraqet më rrezik për banesat.

Aktualisht situata në Gojan të Vogël paraqitet e qetë, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e zonës. Shkaqet e rikthimit të zjarrit dhe të gjithë rrethanat e ngjarjes po hetohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Emri/ Të shtëna me armë zjarri, një i vrarë në Mirditë

Tronditet Mirdita! Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ndërfushas. Viktimë e të shtënave me armë ka ngelur Viktor Bardhi. Po ashtu raportohet se viktima është vëllai i Martin Bardhit, i vrarë në 2023 për motive hakmarrjeje. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka […]

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, vritet një person…

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Ndërfushas të...

Durrës/ I vendosen lëndë plasëse një lokali dhe një garazhi

Durrës/Informacione paraprake Rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11, Durrës,...