Suedi/ Sulm me shpatë në një shkollë, humb jetën 17-vjeçarja

Publikuar me datë:

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në shkollën e mesme Brinell, në qytetin Fagersta të Suedisë qendrore, ku një nxënëse 17-vjeçare humbi jetën pas një sulmi me shpatë. Incidenti u regjistrua të premten, ndërsa autoritetet suedeze konfirmuan sot vdekjen e vajzës së re.

Policia bën me dije se autori i dyshuar, një i ri 18-vjeçar i armatosur me shpatë, hyri në shkollë dhe kreu sulmin që la të vdekur nxënësen 17-vjeçare dhe plagosi edhe tre persona të tjerë. I dyshuari u arrestua në vendngjarje dhe ndodhet aktualisht në paraburgim.

Sipas uniformave blu, trupi i pajetë i viktimës u gjet brenda ambienteve të shkollës pasi autori ishte neutralizuar dhe vënë në pranga.

Nga sulmi mbetën të plagosur rëndë dy djem, 12 dhe 17 vjeç, ndërkohë që një person i tretë pësoi dëmtime, por gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë publike.

Autoritetet po hetojnë

Një hetim i thelluar është hapur nga autoritetet suedeze për të sqaruar motivet dhe rrethanat e këtij sulmi të rëndë.

“Hetimi policor po vazhdon me shpejtësi të plotë. Janë kryer veprime të shumta hetimore dhe hetimet janë duke vazhduar me qëllim përcaktimin e renditjes së ngjarjeve me saktësinë më të madhe të mundshme”, njoftoi policia.

Menjëherë pas ngjarjes, qytetarët vendosën lule dhe ndezën qirinj pranë shkollës, duke u solidarizuar me viktimat.

Në vendin e ngjarjes shkuan edhe kryeministri suedez Ulf Kristersson, si dhe kryetarja e opozitës socialdemokrate Magdalena Andersson, të cilët shprehën mbështetjen dhe ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe komunitetin e shkollës.

Minea, nxënëse në shkollën e mesme Brinell, deklaroi për televizionin suedez SVT se kishte vizituar shkollën për të nderuar viktimat e sulmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related