Muzeu Kombëtar i Lundrimit në Shkodër po avancon me punimet, ndërsa projekti synon të sjellë në fokus historinë e qytetit dhe lidhjen e tij ndër vite me liqenin, lumenjtë dhe traditën e lundrimit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të premte pamje nga kantieri i ndërtimit, duke e cilësuar muzeun si një hapësirë të re që do të pasqyrojë këtë pjesë të trashëgimisë së Shkodrës.
Në postimin e tij, Rama shprehet se muzeu do të rrëfejë historinë dhe raportin e hershëm të qytetit me ujërat dhe lundrimin.
Kjo hapësirë pritet të shërbejë për dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të lidhur me aktivitetin e lundrimit, duke synuar të jetë një tjetër pikë interesi për turistët dhe vizitorët.
Investimi është pjesë e përpjekjeve për zgjerimin e ofertës turistike të Shkodrës përmes projekteve që lidhen me kulturën, historinë dhe trashëgiminë e qytetit.

