Fier/ Nis verifikimi i dëmeve nga zjarret/ Bashkia: 14 banesa, ullishta, vreshta e dru frutorë të djegur

Publikuar me datë:

Tre komisione të ngritura kanë filluar punën për të verifikuar dëmet e shkaktuara nga zjarret që prekën fshatrat në tre njësi administrative në Fier. Gjatë fazës së parë të procesit, u evidentuan 14 ndërtesa të përfshira nga flakët, shumica prej tyre magazina apo stalla. Nënkryetari i Bashkisë, Nusret Avdullai, deklaroi se tani vëmendja po shkon drejt vlerësimit të dëmeve në sektorin e bujqësisë.

Fermerët do të plotësojnë një formular vetëdeklarimi për të raportuar humbjet e tyre si pasojë e zjarreve, ndërkohë që ekipet përkatëse do të dalin në terren për të bërë verifikime të detajuara për secilin rast të raportuar. Përveç plotësimit të formularit, fermerëve do t’u kërkohet të dorëzojnë dhe certifikatat e pronësisë ose kontratat e qirasë për tokat ku kultivimet janë dëmtuar nga flakët.

Dëmet në bujqësi vlerësohen në shifra të larta, që kapin qindra milionë lekë, duke bërë që fermerët të presin masa kompensuese nga qeveria.

Avdullai theksoi se për të mundësuar kompensimin e plotë për fermerët e prekur, do të kërkohet mbështetje nga Ministria e Bujqësisë dhe Emergjencat Civile, në mënyrë që çdo bujk i dëmtuar të përfitojë dëmshpërblim. Sipas të dhënave të para, dëmet më të rënda janë shënuar në ullishte dhe vreshta, pasi zjarret kanë prekur kryesisht zona kodrinore. Bilanci paraprak tregon për dhjetëra mijëra rrënjë ullinj dhe vreshta të shkrumbuara. Radostina dhe Levani janë cilësuar si zonat më të goditura, me sipërfaqet më të mëdha të ullishtave të shkrumbuara nga zjarri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulm me thika jashtë Ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori, policia serbe: Akt terrorist

Një sulm me thika është regjistruar jashtë Ambasadës së...

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...