Sarandë/ IKMT kontrolle në kantiere ndërtimi, gjenden shkelje e mungesa dokumentacioni

Publikuar me datë:

Një aksion i papritur inspektimi është zhvilluar për disa orë në të gjithë territorin e Bashkisë Sarandë. Përfaqësues të nivelit të lartë nga AZHT dhe IKMT, të mbështetur nga IMT e Bashkisë Sarandë si dhe Komisariati i Policisë Sarandë, kanë nisur që në orët e para të mëngjesit kontrolle intensive në qytetin e Sarandës dhe në Ksamil.

Sipas informacioneve, inspektimet janë kryer në disa kantierë ndërtimi të cilët dispononin leje ndërtimi, por shumë prej tyre rezultuan me shkelje apo dokumentacion të paplotë. Subjektet janë njoftuar me një “Akt-Verifikimi mbi Sigurinë e Kantierit”, dokument i lëshuar nga AZHT dhe IKMT, duke u caktuar një afat 10-ditor për të adresuar të gjitha shkeljet e evidentuara, përndryshe do të përballen me masa gjobitëse. Gjithashtu, kontrollet janë shtrirë edhe në disa zona problematike të dyshuara për ndërtime të paligjshme, veçanërisht në Ksamil.

Pas përfundimit të kontrolleve në terren, Drejtoresha e Përgjithshme e AZHT, së bashku me përfaqësues të IKMT, drejtues të IMT dhe të Komisariatit të Sarandës, kanë zhvilluar një takim me dyer të mbyllura në ambientet e Bashkisë Sarandë, i cili ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.

Gjithashtu, në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i AMP, Klevis Qose, i cili ka ardhur në Sarandë për të verifikuar punën e Komisariatit të qytetit pas disa denoncimeve të mbërritura në adresën e tyre, si dhe për të hetuar akuzat mbi përfshirjen e punonjësve të policisë në favorizimin e ndërtimeve pa leje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related