Sokoli kundër reformës territoriale: “Këshilli i Shkodrës po përdoret për të miratuar shkrirjen e bashkive të tjera”

Publikuar me datë:

Këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak Shkodër, Imeldi Sokoli, ka kundërshtuar vendimin e sjellë për shqyrtim në këshill lidhur me projektligjin e ri për ndarjen administrativo-territoriale të vendit, i cili parashikon 46 bashki.

Sokoli e ka komentuar me ironi faktin që Këshilli Bashkiak Shkodër duhet të shprehet edhe për fatin e bashkive të tjera në vend, përfshirë Fushë-Arrëzin, Përrenjasin, Maliqin, Libohovën dhe Rrogozhinën.

Sipas tij, bëhet fjalë për një proces formal, përmes të cilit pushteti qendror kërkon të marrë një lloj dakordësie nga strukturat vendore për reformën e re territoriale.

“Këshillit Bashkiak Shkodër i kërkohet të japë një mendim për projektligjin që ndryshon ndarjen territoriale të vendit dhe e çon numrin e bashkive në 46”, shprehet Sokoli.

Ai argumenton se në vend që këshillat vendorë të kërkojnë më shumë autonomi dhe vetëqeverisje, po vendosen përballë vendimeve që, sipas tij, tashmë janë përcaktuar në nivel qendror.

Sokoli akuzon mazhorancën se po e përdor pushtetin vendor për të formalizuar një proces që synon ta paraqesë reformën si të pranuar edhe nga bashkitë.

Në fund, këshilltari i PD-së e mbyll reagimin me ironi, duke iu referuar edhe problematikës së furnizimit me ujë në Shkodër.

“Për sa kohë pushteti vendor do të vazhdojë të jetë nën hyqmin e pushtetit qendror në këtë shkallë, edhe uji në shtëpi do t’ju vijë me ‘ngjyrë’ politike, nëse do t’ju vijë”, shprehet ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related