Kontrollet tatimore në Shkodër, 13 shkelje në 23 biznese

Publikuar me datë:

Task-Forca e Administratës Tatimore ka zhvilluar kontrolle të intensifikuara në Shkodër, në kuadër të planit operacional për sezonin turistik, me fokus te respektimi i detyrimeve fiskale dhe formalizimi i bizneseve.

Nga 23 verifikime të kryera, në 13 subjekte janë evidentuar shkelje administrative, ndërsa dy biznese që ushtronin aktivitet të paregjistruar janë bllokuar.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar dy raste të tregtimit të mallrave pa faturë, dy raste të mungesës së autofaturës, gjashtë raste të moslëshimit të faturës, si dhe një rast i mospajisjes me certifikatë elektronike.

Administrata Tatimore paralajmëron se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë sezonit turistik, ndërsa u kërkon qytetarëve të raportojnë rastet e shkeljeve përmes aplikacionit “Denonco Evazionin” dhe të kërkojnë faturë për çdo produkt apo shërbim të blerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Elbasani mposht Laçin, Vllaznia ndalet në barazim

Elbasani siguroi një fitore të rëndësishme kundër Laçit, duke...

Protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi: Nuk do të heshtim!

Në qendër të Prishtinës, qytetarët janë grumbulluar sërish duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra një javë më parë nga ish-kunati i saj në banesën e saj në Vitomiricë të Pejës. Ngjarja ka ndodhur pavarësisht se Zekaj kishte drejtuar disa herë thirrje institucioneve për mbrojtje. Protesta është fokusuar në kërkim të përgjegjësisë […]