Temperatura mbi 40°C, por uji mungon/ Miliona euro investime, ndërsa banorët e Bajzës dhe Koplikut mbushin bidonët në çezmat publike

Publikuar me datë:

Në ditët kur temperaturat i kalojnë 40 gradë, mungesa e ujit të pijshëm vijon të jetë një problem i përditshëm për banorët e Malësisë së Madhe.

Në Bajzë, Zef Gropçaj tregon se për të siguruar ujë për nevojat e familjes duhet të shkojë në qendër të fshatit, te një çezmë publike.

“24 orë jemi ne, jo uji. Sot për herë të parë ka ardhur mirë, nja dy orë”, shprehet ai.

Problemi nuk është i izoluar vetëm në Bajzë. Të njëjtën situatë raportojnë edhe banorë të zonave përreth, ndërsa furnizimi i kufizuar me ujë është kthyer në shqetësim edhe për qytetin e Koplikut.

Mungesa bëhet edhe më shqetësuese gjatë këtyre ditëve me temperatura ekstreme, kur nevoja për ujë është shumë më e madhe.

Ironikisht, në dekadën e fundit në Malësinë e Madhe janë investuar miliona euro në rrjetet e ujësjellësit në Gruemirë, Koplik dhe Bajzë. Megjithatë, pavarësisht investimeve, shumë familje vijojnë të thonë se uji nuk mbërrin rregullisht në çezmat e shtëpive të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rusi/ Sulm masiv me dronë, 7 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën shtatë persona kanë vdekur në Rusi pas...

Vlorë/ 69-vjeçari i jep fund jetës, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri

Një incident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në...

Zjarr i madh në Salaminë të Greqisë, dy viktima dhe disa të plagosur

Një zjarr i fuqishëm që përfshiu Salaminën të dielën pasdite ka përfunduar në tragjedi, pasi autoritetet kanë zbuluar trupat e pajetë të dy personave në zonën e Peristerisë, pranë vendit ku dyshohet se ka nisur vatra e flakëve. Informacionet e para sugjerojnë se viktimat janë një çift të moshuarish, të cilët mendohet se ndodheshin jashtë […]