Zjarri në Rrjoll vijon të jetë aktiv, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen

Publikuar me datë:

Vatra e zjarrit në Rrjoll të Shkodrës vijon të jetë aktive, ndërsa terreni i thyer dhe i vështirë për t’u aksesuar po pengon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të forcave zjarrfikëse.

Sipas raportimit të autoriteteve për situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit, vatra po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm. Për të vlerësuar më qartë shtrirjen e flakëve dhe situatën në zonë është përdorur edhe një dron.

Në kushte të tilla, ndërhyrja në terren mbetet e kufizuar, ndërsa ekipet po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës dhe rrezikun e përhapjes së zjarrit.

Një tjetër vatër është aktive në Fushë-Lajë të Shkodrës, ku forcat e angazhuara po punojnë në një terren të vështirë.

Në rang vendi, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 43 vatra zjarri. Prej tyre, 10 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 3 të tjera janë në monitorim.

Në përballimin e situatës janë angazhuar 499 forca operacionale dhe 43 automjete zjarrfikëse. Në operacione janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura me 120 efektivë, 5 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht, në terren ndodhen 120 efektivë të FA-së, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatra aktive raportohen gjithashtu në Dajt dhe Shëngjergj në Tiranë, Gurë-Lurë dhe Qafë Helmes në Dibër, Abaze në Krujë, Lufaj dhe Thari në Mirditë, si dhe në Dardhë të Librazhdit.

Monitorimi dhe koordinimi i situatës në të gjithë vendin po vijon nga AKMC përmes QKOEC.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vlorë/ 69-vjeçari i jep fund jetës, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri

Një incident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në...

Zjarr i madh në Salaminë të Greqisë, dy viktima dhe disa të plagosur

Një zjarr i fuqishëm që përfshiu Salaminën të dielën pasdite ka përfunduar në tragjedi, pasi autoritetet kanë zbuluar trupat e pajetë të dy personave në zonën e Peristerisë, pranë vendit ku dyshohet se ka nisur vatra e flakëve. Informacionet e para sugjerojnë se viktimat janë një çift të moshuarish, të cilët mendohet se ndodheshin jashtë […]