Francë/ Qindra të arrestuar për zjarret, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme

Publikuar me datë:

Pothuajse 500 individë janë ndaluar në Francë që prej fillimit të verës, në kuadër të hetimeve lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe kanë shkatërruar qindra mijëra hektarë truall.

Ministria e Brendshme raportoi se nga 1 korriku janë arrestuar gjithsej 474 persona, mes të cilëve edhe 183 të mitur.
Për 70% të ndaluarve rëndon akuza për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa 30% e tyre dyshohet se shkaktuan zjarrin nga pakujdesia.

Ndër të ndaluarit është edhe një 15-vjeçar i cili ndodhet në paraburgim, pasi dyshohet për përfshirje në një zjarr në Bordeaux që rezultoi fatal për dy zjarrfikës. Përballja me zjarret masive në Francë vazhdon ende.

Të premten, më shumë se 500 banorë të një fshati në jugperëndim të vendit detyruan të largohen nga shtëpitë për shkak të flakëve që përhapën shpejt në një pyll me pisha, të nxitura edhe nga thatësira e tejzgjatur që i ka dhënë zjarrit përmasa të mëdha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi: Nuk do të heshtim!

Në qendër të Prishtinës, qytetarët janë grumbulluar sërish duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra një javë më parë nga ish-kunati i saj në banesën e saj në Vitomiricë të Pejës. Ngjarja ka ndodhur pavarësisht se Zekaj kishte drejtuar disa herë thirrje institucioneve për mbrojtje. Protesta është fokusuar në kërkim të përgjegjësisë […]