Trafik armësh nga Kosova dhe “furnizonte” grupet kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Maminas. E pëson dhe pasagjerja

Publikuar me datë:

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Hallkat”, në kuadër të një hetimi për trafikimin e armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë, me qëllim shitjen e tyre te grupe kriminale. Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 pistoleta, 34 fishekë luftarakë, një automjet dhe një armë e ftohtë.

Në pranga ka rënë në flagrancë një 34-vjeçar, banues në Kukës, i cili dyshohet se transportonte armët me automjet. Bashkë me të është arrestuar edhe një 39-vjeçare, banuese në Prizren, e dyshuar për moskallëzim të krimit.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të automjetit në Maminas u gjetën tre pistoleta dhe municion, të cilat dyshohet se ishin trafikuar nga Kosova. Në vijim të kontrolleve, në banesë u gjet edhe një armë e ftohtë, e llojit dorezë hekuri. I arrestuari përballet me akuzat për “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa 39-vjeçarja akuzohet për “Moskallëzimi i krimit”. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në trafikimin e armëve. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIM I POLICISE
Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Hallkat”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit, nga Kosova, me qëllim shitjen grupeve kriminale. Sekuestrohen 3 pistoleta, dhjetëra fishekë luftarak, 1 automjet dhe 1 armë e ftohtë. Arrestohet në Maminas, shtetasi që transportonte armët e zjarrit, me automjet. Në pranga edhe pasagjerja, banuese në Kosovë, për moskallëzim të krimit.

Si rezultat i punës hetimore dhe operative, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, nëpërmjet konstatimit dhe goditjes së rasteve të trafikimit të armëve të zjarrit, në Shqipëri, me qëllim shitjen grupeve kriminale në qytete të ndryshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Hallkat”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasi M. B., 34 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe shtetasja D. N., 39 vjeçe, banuese në Prizren, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata lëviznin në Maminas, u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta) dhe 34 fishekë, që dyshohet se janë trafikuar nga Kosova. Më tej, gjatë kontrollit në banesën e 33-vjeçarit, u gjet 1 armë e ftohtë (dorezë hekuri). Hetimi vijon për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Një orkestër, tri kultura dhe një skenë, WBYO ndërthur muzikën shkodrane me repertorin europian

Nga Qamil GjyreziKoncerti përmbyllës i Orkestrës Rinore të Ballkanit...

40 mrekulli e sekrete të trashëgimisë katolike në histori, identitet, arkeologji e arte

Shqipëria mbart një trashëgimi të pasur fetare, ku katolicizmi...