Ndërkohë që policia ka pozicionuar autoblindat në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një numër i madh protestuesish janë përhapur përgjatë rrugës Myslym Shyri dhe në rrugicat përreth zonës.
Forcat policore kanë hyrë në këtë segment për të ndjekur turmën e qytetarëve, të cilët vijojnë të shpërndahen nëpër rrugicat anësore.
Një molotov është hedhur në drejtim të autoblindës policore, teksa, më herët, efektivët kishin përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve.

