Kush e kontrollon punën e Etrit Becit?

Publikuar me datë:

Etrit Beci, djali i xhaxhait te kryetarit te Bashkise Shkoder, Benet Beci, rezulton i punesuar ne Drejtorine Rajonale te Operatorit te Sherbimeve te Kujdesit Shendetesor Shkoder.

Por pyetja qe shtrohet eshte e thjeshte: A shkon Etrit Beci ne vendin e tij te punes?

Sipas asaj qe shihet cdo dite, jo. Ne vend qe te jete ne institucionin ku paguhet, ai shfaqet prane kryetarit te bashkise, duke e shoqeruar hap pas hapi ne levizjet dhe aktivitetet e tij, ne nje rol qe ngjan me shume me ate te nje badigardi personal sesa te nje punonjesi te sherbimeve shendetesore.

Nese nje punonjes publik paguhet nga taksat e qytetareve, duhet te jete aty ku e ka vendin e punes dhe te kryeje detyren per te cilen paguhet.

Nese kjo qe shihet ne publik perputhet me realitetin administrativ, atehere kemi nje rast qe meriton shpjegim: si mundet qe nje punonjes i nje institucioni shendetesor te jete vazhdimisht prane kryetarit te bashkise? Kush ia lejon kete dhe kush e kontrollon?

Abuzimi me pushtetin nuk behet me pak serioz vetem sepse ndodh hapur, ne syte e te gjitheve. Përkundrazi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related