Pas bonusit 2500 euro për policët, reagon Garda e Republikës: Kërkojmë rritje pagash, prej 25 vitesh nuk vlerësohemi

Publikuar me datë:

Punonjësit e Gardës së Republikës po kërkojnë me ngulm rishikimin e menjëhershëm të pagave të tyre, duke theksuar se ndihen të nënvlerësuar financiarisht krahasuar me përgjegjësinë dhe natyrën e veçantë të detyrës.

Përmes një deklarate publike, Sindikata e Gardës u ka bërë apel institucioneve përgjegjëse dhe Ministrisë së Financave që të përgatisin një plan të qartë për rritjen e pagave.

Sipas përfaqësuesve sindikalë, prej vitit 2001 ky institucion nuk ka marrë vlerësimin që i takon, ndërkohë që diferenca historike prej 15 mijë lekësh me strukturat e tjera të sigurisë është eliminuar gjatë viteve.

Stafi i Gardës thekson se puna e tyre kërkon vigjilencë të vazhdueshme, përballje me presione të larta dhe mbajtjen e përgjegjësisë për mbrojtjen e figurave të rëndësishme shtetërore shqiptare dhe të huaja, arsye për të cilën kërkojnë trajtim të posaçëm financiar.

“Të mbrosh shtetin me jetë kërkon që edhe shteti të të vlerësojë me dinjitet”, thuhet në reagim.

Sindikata kërkon masa të qarta dhe nënvizon se çështja e pagave nuk mund të injorohet më tej.

Kjo deklaratë vjen në një periudhë kur qeveria ka miratuar tashmë një shpërblim financiar për mijëra punonjës të Policisë së Shtetit, për angazhimin e tyre në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, veçanërisht pas tensioneve me studentët gjatë protestave të fundit dy javëve të shkuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gjermani sulmon me thikë dy efektivë policie në Malësinë e Madhe, i kishte hedhur benzinë një automjeti

Një shtetas gjerman 47-vjeçar ka sulmuar me thikë dy punonjës policie në Malësinë e Madhe, gjatë ndërhyrjes së efektivëve për neutralizimin e tij. Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:30, pas një denoncimi të bërë nga një 27-vjeçar, i cili ka njoftuar Policinë se gjatë udhëtimit me automjetin e tij, nga Hani i Hotit në drejtim […]

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për një rrugë të re eksporti të grurit përmes Detit të Zi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka rënë dakord me presidentin...