Gorrea nuk tërhiqet: Divjaka duhet të mbetet bashki, Komisioni i Maznikut ka bërë gabime

Publikuar me datë:

Josip Gorrea, kryetari i Bashkisë Divjakë, ka komentuar debatin me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes në Kuç mbi reformën e re territoriale dhe të ardhmen e bashkisë që ai përfaqëson. Gorrea ka ritheksuar qëndrimin e tij të pandryshuar: Divjaka duhet të mbetet njësi vendore më vete.

Sipas tij, diskutimi me kryeministrin dhe kryetarët e tjerë të bashkive është zhvilluar me dyer të mbyllura, ku secili ka pasur hapësirë të shprehë lirshëm opinionin e tij. Gorrea tregoi se në këtë takim ka mbajtur të njëjtin qëndrim kundër ndryshimit të statusit të Divjakës. “Ishte një takim i mbyllur. U diskutua gjatë e gjerë si grupim politik, që unë e quaj një hap të madh përpara. Shprehëm secili mendimin e tij. Kryeministri i vendit e la të hapur bisedën. Secili të shprehë mendimin e tij të pastër”, tha Gorrea.

Kryebashkiaku sqaroi se në asnjë moment nuk ka lëvizur nga qëndrimet e shpallura publikisht në lidhje me këtë çështje. “Po flas me pastërti çfarë ka ndodhur. Edhe në atë takim, nuk kisha detyrim të shprehem për të tjerët, por për veten time. Qëndrimi im ka qenë i pastër. Nuk ka ndryshuar në asnjë moment nga ajo që kam deklaruar. Edhe në atë takim e mbrojta fort idenë pse bashkia duhet të qëndrojë”, u shpreh ai.

Gorrea ngriti gjithashtu shqetësime për punën e Komisionit të drejtuar nga Arbjan Mazniku, duke theksuar se ka evidentuar disa pasaktësi në dokumentet e prezantuara. “E para, te Komisioni i Maznikut ka disa mospërputhje. Kapa disa gabime që do t’jua bëj me dije edhe ju”, deklaroi Gorrea.

Ai shtoi se gjatë mbledhjes ka bërë një krahasim mes Lushnjës dhe Divjakës, ndërsa vuri në dukje se një nga referencat e Komisionit mund të lidhet me një takim ku kanë marrë pjesë përfaqësues të pushtetit vendor.

“E dyta, bëra një krahasim Lushnje-Divjakë. Ndoshta Komisioni në atë citat i referohet faktit që ne bëmë një mbledhje që kemi qenë të pranishëm”, tha Gorrea. Po ashtu, ai iu referua deklaratave të mëparshme të drejtuesve të Partisë Socialiste, të cilët kishin theksuar se nuk do të kishte ndryshime në qarkun Fier.

“Në atë takim, përsëri, ju ndoshta e keni parë edhe në media, përfaqësues të lartë të PS u shprehën qartë që nuk do të ketë ndryshime në qarkun Fier. Mbrojta fort faktin që kam qenë jo i informuar”, tha ai. Gorrea theksoi se do të vazhdojë të qëndrojë në mbrojtje të autonomisë së Bashkisë Divjakë dhe kundërshtimet e tij lidhen edhe me mënyrën se si janë argumentuar propozimet për ndryshime territoriale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarret/ 10 vatra ende aktive, situata më e rënduar në Lurë

13 vatra zjarri vijojnë të jenë në ndjekje në...

Palasë/ Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 3 vajza

Tre gra janë vënë në rrezik mbytjeje në det...

Kristian Demaj rikthehet te Vllaznia, synon titullin e 14-të kampion

Boksieri shkodran Kristian Demaj është rikthyer në radhët e...

Astir/ Arrestohet i dyshuari për trafik droge, në pranga djali i Petrit Çakrit

Forcat Operacionale të Policisë së Tiranës kanë vënë në...