Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të mbajë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” në adresë të Elisabeta Matajt, ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit.
Mataj përballet me akuza për përvetësimin e një shume prej afërsisht 700 milionë lekësh. Ndërsa për ish-vartëset e saj, Paola Danaj dhe Valbona Duni, Apeli ka lënë në fuqi masën “arrest në shtëpi”.
Kjo vendimmarrje e Apelit konfirmon masat e sigurisë të caktuara më parë për tre të pandehurat, ndërkohë që hetimet lidhur me këtë çështje janë ende në proces.

