Malësia e Madhe pa ujë, këshilltari ngre alarmin: “Pleqtë kanë mbi dy javë pa u larë”

Publikuar me datë:

Mungesa e ujit të pijshëm po kthehet në një problem serioz për banorët e disa zonave të Malësisë së Madhe. Familjet raportojnë se prej ditësh nuk kanë furnizim me ujë, ndërsa shqetësimi është bërë pjesë edhe e diskutimeve në Këshillin Bashkiak.

Për situatën ka reaguar këshilltari i PSD-së dhe nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Mark Luli Gjelaj, i cili ka ngritur akuza të forta për mungesën e furnizimit.

Sipas Gjelajt, në disa zona uji mungon prej më shumë se dy javësh, duke sjellë vështirësi të mëdha për banorët.

“Pleqtë kanë mbi dy javë pa u larë. Mos paguani asnjë faturë. Nuk ka asnjë pikë ujë në këto zona”, deklaroi ai.

Situata bëhet edhe më problematike për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin. Mungesa e ujit prek jo vetëm nevojat e përditshme të familjeve, por edhe higjienën dhe kushtet bazë të jetesës.

Banorët presin ndërhyrje për rikthimin e furnizimit me ujë, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë masash do të ndërmarrë Bashkia Malësi e Madhe për zgjidhjen e problemit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Saranda ngel pa energji elektrike në mes të sezonit

Qyteti bregdetar i Sarandës është përfshirë nga një ndërprerje...

Global Sumud Flotilla do të mbërrijë në Sazan në mbështetje të Revolucionit Flamingo

Global Sumud Flotilla pritet të mbërrijë në Shqipëri më...

Nesër diaspora në protestë, rikthehen te Kryeministria

Pasi përfunduan marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe...

Suedia miraton uljen e përgjegjësisë penale në 14 vjeç

Parlamenti i Suedisë miratoi të enjten uljen e moshës...