“Jemi e zeza e vetes”/ Shkodrani del vetë të pastrojë mbeturinat: “I hedhim kudo dhe pastaj pyesim ku është shteti”

Publikuar me datë:

Një video e publikuar nga qytetari dhe aktivisti shkodran, Kolredan Gjoni sjell në vëmendje një tjetër problem që lidhet me pastërtinë e hapësirave publike në qytet.

Gjoni ka dalë vetë për të pastruar një hapësirë mes pallateve në një prej lagjeve të Shkodrës, ku mbeturinat ishin grumbulluar pas hedhjes së tyre në mënyrë të pakujdesshme.

Përmes videos, ai kritikon jo vetëm mungesën e mirëmbajtjes, por edhe sjelljen e qytetarëve që ndotin ambientin dhe më pas kërkojnë llogari vetëm nga institucionet.

“Jemi e zeza e vetes”, shprehet Gjoni, duke ngritur pyetjen se çfarë mund të kërkohet nga shteti nëse vetë qytetarët nuk tregojnë kujdes për hapësirat pranë banesave të tyre.

Sipas tij, përgjegjësia për një qytet të pastër nuk mund t’i lihet vetëm institucioneve. Ajo nis edhe nga mënyra se si secili prej nesh sillet me hapësirën publike.

Një tjetër shqetësim që ai ngre lidhet me ndikimin që kjo sjellje mund të ketë te fëmijët. Hedhja e mbeturinave kudo, sipas Gjonit, rrezikon të kthehet në një model sjelljeje që përcillet nga një brez te tjetri.

Me veprimin e tij, aktivisti ka zgjedhur të japë një shembull konkret, duke nisur vetë pastrimin e zonës dhe duke përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë: hapësira publike është e të gjithëve dhe kujdesi për të nis edhe nga secili prej nesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Edi Rama darkë private me Aleks Soros në Dhërmi

Prej disa ditësh në rrjet qarkullonin aludime se kryeministri...

Itali/ Rrëmbeu mbesën 10-ditëshe nga spitali, arrestohet gjyshja

Një grua me origjinë rumune është arrestuar nga policia...

Zjarr në pyllin mbi Sinicë të Devollit, 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

Në zonën e “Lëndinës së Madhe”, mbi fshatin Sinicë...

Rama: “Të parët për sigurinë kibernetike. Sorra, korba dhe urrejtës”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar i revoltuar në rrjetet...