Flakët në zonën e Abazajt në Krujë po përhapen me shpejtësi, duke e rënduar edhe më shumë situatën.
Raportet nga vendngjarja tregojnë se zjarrfikësit nuk arrijnë të futen në zonën e përfshirë nga zjarri, çka ka bërë të domosdoshme ndërhyrjen ajrore përmes helikopterëve.
Ndërkohë, në afërsi të vatrës së zjarrit ndodhen disa banesa që janë të ekspozuara ndaj rrezikut nga përhapja e flakëve.

