Getoar Selimi në Shkodër, bllokohet “Skënderbeu” për disa orë

Publikuar me datë:

Shkodra bëhet gati për koncertin e Getoar Selimit, i cili do të performojë më 12 gusht në sheshin përpara Kinema “Republika”.

Për zhvillimin e aktivitetit, Bashkia Shkodër ka vendosur disa kufizime të përkohshme në qarkullim dhe parkim në zonën përreth.

Parkimi në sheshin para Kinema “Republika” do të jetë i ndaluar nga ora 06:00 e 12 gushtit deri në 01:00 të 13 gushtit.

Ndërkohë, Bulevardi “Skënderbeu” do të jetë i mbyllur për automjetet nga ora 18:00 e 12 gushtit deri në 01:00 të 13 gushtit.

Bashkia u kërkon drejtuesve të automjeteve të shmangin zonën gjatë këtyre orareve dhe të ndjekin sinjalistikën rrugore, si dhe udhëzimet e autoriteteve.

Për disa orë, “Skënderbeu” nuk do të jetë vetëm bulevard… do të kthehet në rrugën drejt koncertit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related