Zjarret në Malësi të Madhe, nënkryetari Ndrecaj: “Zjarrvënësit janë pjesa kriminale dhe e pamoralshme e shoqërisë”

Publikuar me datë:

Situata e zjarreve në Malësi të Madhe ka sjellë një reagim të fortë nga nënkryetari i Bashkisë, Sytki Ndrecaj, i cili ngre akuza për zjarrvënie të qëllimshme dhe u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me autoritetet.

Ndrecaj i ka cilësuar personat që, sipas tij, vendosin zjarre qëllimisht si “pjesa kriminale dhe e pamoralshme e shoqërisë”, duke theksuar se veprimet e tyre vënë në rrezik jetën e banorëve, pronat, mjedisin dhe vetë punonjësit e shërbimit zjarrfikës.

Në reagimin e tij, ai ka vlerësuar veçanërisht zjarrfikësit, duke i cilësuar “heronj të gjallë” dhe duke nënvizuar rrezikun me të cilin përballen gjatë ndërhyrjeve.

Ndrecaj ka kërkuar gjithashtu nga qytetarët që të mos heshtin në rast se kanë dijeni për persona që shkaktojnë zjarre, por të njoftojnë strukturat ligjzbatuese.

Në fund të reagimit, nënkryetari u bën apel qytetarëve të mbrojnë familjet, pronat dhe mjedisin, si dhe të bashkëpunojnë me zjarrfikësit, emergjencat civile, shërbimet pyjore, policinë dhe ushtrinë.

Apeli i tij është që çdo rast i dyshimtë të raportohet menjëherë pranë strukturave përkatëse.

“Zot bekoji dhe mbroji punonjësit zjarrfikës”, e mbyll reagimin Ndrecaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 4 automjete

Një aksident automobilistik ndodhi këtë pasdite në autostradën Durrës-Tiranë,...

Andras Baka zgjidhet president në Hungari

Parlamenti hungarez ka emëruar sot Andras Baka, ish-kryetarin e...

Libani heq dënimin me vdekje, i pari vend arab që e zëvendëson me burgim të përjetshëm

Parlamenti i Libanit ka miratuar një ligj që shfuqizon...