Bardh Spahia: Rama jepe dorëheqjen sepse përveç se hajdut banal je edhe antishqiptar i pafalshëm!

Publikuar me datë:

Nga Bardh Spahia

Të thuash “Serbia e humbi Kosovën” nuk është një lojë fjalësh apo një lapsus politik por një shtrembërim dashakeq e thellësisht i rrezikshëm i historisë dhe një ofendim ndaj gjakut të derdhur.

​Një shtet mund të humbasë vetëm atë që i përket me të drejtë. Kosova nuk ka qenë kurrë pronë e Serbisë që ajo “ta humbte”. Kosova ka qenë historikisht zemra e Dardanisë e pushtuar me zjarr e hekur dhe e mbajtur peng për dekada të tëra përmes terrorit shtetëror, spastrimeve etnike dhe gjenocidit të një opresori gjakatar.

​Nuk kemi të bëjmë me një “humbje” të Beogradit, siç shprehet argati vella i Vuçiç dhe mjerisht kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama.

Kosova fitoi lirinë! Ajo çfarë ndodhi ishte rikthimi i një të drejte natyrore e hyjnore që shqiptarëve u ishte mohuar me dhunë.
​Ta trajtosh Kosovën si territor që i rrëshqiti nga duart Serbisë është të flasësh ekzaktësisht me gjuhën dhe narrativën e antishqiptarëve. Është një konstatim qëllimisht mjeran dhe thellësisht antishqiptar, sepse liria e një populli nuk përkufizohet kurrë si “humbje” e opresorit, por si fitore e të shtypurit.

​Kosova nuk u humb nga askush. Kosova fitoi veten, fitoi të drejtën për të qënë e lirë dhe sovrane!

Kur je vasal i antishqiptarëve dhe drejton një forcë politike, themelet e së cilës u ngjizën nga vetë opresori serb, gjuha e padronit është e vetmja që di të flasësh.
Nuk mund të ulesh në karrigen e kryeministrit të shqiptarëve, kur mendon, reagon dhe flet si zëdhënës i Beogradit!

Rama jepe doreheqjen sepse përveçse hajdut banal je edhe antishqiptar i pafalshëm!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gjermani/ Aksidentohet autobusi me turistë, 2 të vdekur dhe 19 të lënduar

Një aksident rrugor i rëndë ndodhi pranë Mynihut, në...

Spahia: Teatri i Ramës mori fund, i vetmi akt është dorëheqja!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas...

Fran Gjoka reagon pas zërave për kandidimin në Pukë: Ende s’kam vendosur, sulmet me baltë nuk më ndalin

Biznesmeni Fran Gjoka, që jeton në SHBA, ka reaguar në rrjetet sociale pas përmendjes së emrit të tij si kandidat i mundshëm i Partisë Socialiste për Bashkinë Pukë. Gjoka sqaron se ende nuk ka marrë një vendim për të hyrë në garën elektorale, ndërsa kritikon sulmet dhe komentet ndaj tij pas takimit të kryeministrit Edi […]

Vuçiç jep dorëheqjen: Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë

Pas më shumë se nëntë vjetësh në krye të...