Arrestohet një suedez, u kap me armë zjarri në Durrës. Në pranga edhe dy persona për tentativën e vjedhjes së një kasaforte

Publikuar me datë:

DURRËS- Dy raste kriminale janë goditur nga shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh në kuadër të dy fazave të tjera të operacionit të koduar “Siguria”, ku një shtetas suedez është arrestuar pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri, ndërsa është parandaluar edhe vjedhja e një kasaforte murale.

Si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve të intensifikuara, bashkëpunimit me qytetarët dhe punës informative, policia arrestoi në flagrancë shtetasin suedez O. K., 29 vjeç. Gjatë kontrollit në çantën marsup që mbante me vete, iu gjet një armë zjarri, pistoletë, së bashku me karikatorin e mbushur me fishekë. Arma dhe municionet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në një tjetër rast, policia parandaloi vjedhjen e një kasaforte murale. Në afërsi të banesës ku ishte vendosur kasaforta, u arrestua në flagrancë shtetasi D. P., 24 vjeç, i dyshuar si një nga autorët e tentativës për vjedhje.

Nga veprimet hetimore të kryera pas ngjarjes, policia identifikoi edhe dy bashkëpunëtorët e dyshuar të tij, shtetasit V. K., 38 vjeç dhe S. I., 26 vjeç. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë i mundur ndalimi i V. K., ndërsa vijon puna për kapjen e S. I.

Policia e Shtetit bën me dije se kontrollet dhe patrullimet do të vijojnë me intensitet, në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Spahia: Teatri i Ramës mori fund, i vetmi akt është dorëheqja!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas...

Fran Gjoka reagon pas zërave për kandidimin në Pukë: Ende s’kam vendosur, sulmet me baltë nuk më ndalin

Biznesmeni Fran Gjoka, që jeton në SHBA, ka reaguar në rrjetet sociale pas përmendjes së emrit të tij si kandidat i mundshëm i Partisë Socialiste për Bashkinë Pukë. Gjoka sqaron se ende nuk ka marrë një vendim për të hyrë në garën elektorale, ndërsa kritikon sulmet dhe komentet ndaj tij pas takimit të kryeministrit Edi […]

Vuçiç jep dorëheqjen: Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë

Pas më shumë se nëntë vjetësh në krye të...