Gjatë kontrolleve të fundit në zonën e Kreshpanit, Task-Forca ka zbuluar një ndërhyrje të paautorizuar në linjën kryesore të ujësjellësit.
Kjo veprimtari ka sjellë probleme në funksionimin normal të rrjetit, duke rrezikuar furnizimin me ujë për banorët lokalë. Sapo është konstatuar shkelja, autoritetet kanë bërë kallëzim pranë Policisë së Shtetit dhe çështja do të ndiqet më tej në përputhje me ligjin.
Task-Forca njofton se kontrollet në terren do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërkohë që çdo rast i ndërhyrjes së paautorizuar, vjedhjes ose abuzimit me rrjetin e ujësjellësit do t’u përcillet institucioneve përgjegjëse për trajtim ligjor.
Kreshpan/ Ndërhyrje e paligjshme në ujësjellës, fillojnë hetimet
Publikuar me datë:

