Pogradec/ 30-vjeçari nga Maliqi humb jetën pasi u hodh nga varka

Publikuar me datë:

Një i ri 30-vjeçar nga Maliqi ka ndërruar jetë në liqenin e Pogradecit pasi u hodh nga një varkë.

Ngjarja ndodhi pak çaste më parë. Sipas informacioneve fillestare, viktima, i identifikuar me inicialet K.R., ndodhej në varkë së bashku me dy persona të tjerë kur u hodh në ujë dhe u mbyt.

Aktualisht, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po vijon punën për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

Autoritetet pritet të përcaktojnë përmes hetimeve nëse 30-vjeçari ka pësuar ndonjë problem shëndetësor, siç mund të jetë një infarkt pas kontaktit me ujin, apo nëse humbja e jetës ka ardhur si rezultat i mbytjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Torres largohet nga Barcelona/ Kontratë me PSG për afro 50 mln euro 22

Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë arritur marrëveshje për transferimin...

Motit sot/ Priten reshje me intensitet të ulët dhe vranësira mesatare

Ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të...

Qendra “At Zef Pllumi” në Dedaj, drejt degradimit: Investimi i vitit 2013 po lihet në harresë

Qendra Kulturore “At Zef Pllumi” në Dedaj të Shkrelit, në Malësinë e Madhe, po përballet me një situatë të rëndë. Godina, e ndërtuar për t’u shërbyer të rinjve dhe komunitetit me aktivitete kulturore e sociale, sot paraqitet në gjendje të amortizuar. Pamjet nga ambientet e brendshme tregojnë dëmtime të shumta dhe mungesë të dukshme mirëmbajtjeje. […]