Kultivonte kanabis në parcelë, arrestohet 62-vjeçari në Krujë

Publikuar me datë:

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Baruni”, duke goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve në territor, në vendin e quajtur “Skahide”, në lagjen Barun, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë zbuluan një parcelë të kultivuar me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjatë ndërhyrjes, policia kapi në flagrancë në parcelë dhe arrestoi E. P., 62 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar si personi që kishte kultivuar bimët narkotike.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa kontrollet në territorin e Krujës vijojnë për identifikimin dhe goditjen e rasteve të tjera të kultivimit të kanabisit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Durrës/ Përplasen dy makina, përfshihet në aksident zyrtari i partisë ‘Mundësia

Një aksident rrugor u regjistrua këtë pasdite në Durrës,...

Vau-Dejësi hap rrugën për dy investimet e para të “Paketës së Maleve”

Dy projekte të rëndësishme të paraqitura nga Bashkia Vau-Dejës...

Bie zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”në Tiranë

Një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë u përfshi nga flakët, por ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës parandaloi përhapjen e zjarrit në pjesët e tjera të banesës. Menjëherë pasi u mor njoftimi për zjarrin, ekipet e zjarrfikësve arritën në vendngjarje dhe nisën punën për shuarjen e flakëve. Zjarri kishte pushtuar një pjesë të […]