Kultivonte kanabis në parcelë, arrestohet 62-vjeçari në Krujë

Publikuar me datë:

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Baruni”, duke goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve në territor, në vendin e quajtur “Skahide”, në lagjen Barun, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë zbuluan një parcelë të kultivuar me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjatë ndërhyrjes, policia kapi në flagrancë në parcelë dhe arrestoi E. P., 62 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar si personi që kishte kultivuar bimët narkotike.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa kontrollet në territorin e Krujës vijojnë për identifikimin dhe goditjen e rasteve të tjera të kultivimit të kanabisit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ukrainë/ Vriten nëna dhe djali 9-vjeçar nga rusët, plagosen 4 persona

Një nënë dhe djali i saj 9-vjeçar janë vrarë...

Të rinjtë e Shkodrës shpërndajnë ujë për policinë

Të rinjtë e ACT for Shkodra kanë ndërmarrë një...

Duhanpirësit nuk i njohin dëmet që shkakton cigarja

Nivelit i informimit të duhanpirësve për pasojat e konsumit...

Gurakuqi: “Jeni në shpërdorim detyre”, akuza pas lejimit të punimeve në kullën në Shkodër

Studiuesi dhe historiani Romeo Gurakuqi ka reaguar ashpër pas...