Vrasja e 21-vjeçarit në Korçë/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima

Publikuar me datë:

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Autori Kristjan Sterjo, i cili u kap pas rreth 6 orësh arrati, ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor lidhur me motivin e ngjarjes së rëndë. Sipas dëshmisë së tij, konflikti mes dy të rinjve lidhej me disa episode të mëparshme, ndërsa një nga shkaqet që dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin e situatës ka qenë ngacmimi i të dashurës së autorit të dyshuar.

Por, krahas këtij konflikti, hetuesit po marrin në konsideratë edhe përplasjet e mëparshme mes dy të rinjve, të cilët dyshohet se kishin pasur debate për shkak të pretendimeve se kush ishte “më i forti” i lagjes. Sipas të dhënave të deritanishme nga hetimi, autori i dyshuar dhe viktima ishin konfliktuar verbalisht disa ditë përpara ngjarjes. Dyshohet se të dy palët kishin pasur përplasje dhe ngacmime ndaj njëri-tjetrit, duke bërë që marrëdhënia mes tyre të përshkallëzohej.

Situata më pas do të merrte një tjetër përmasë. Sipas dëshmisë së autorit, ditën e ngjarjes ai ka marrë armën dhe ka shkuar në ndjekje të 20-vjeçarit, ndërsa e ka qëlluar me një plumb pas shpine, që rezultoi fatal për jetën e Johan Zukos.

Konflikti, i cili dyshohet se kishte nisur për motive të dobëta, duke filluar nga pretendimet se kush konsiderohej “i forti” i lagjes, më pas është shoqëruar me ngacmime, sharje dhe përplasje të vazhdueshme mes dy të rinjve. Përplasja përfundoi tragjikisht me vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko, ndërsa Kristjan Sterjo u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua rreth 6 orë më vonë nga forcat e policisë në afërsi të banesës së tij. Sterjo fshihej në një zonë në afërsi të varrezave të qytetit, por është larguar prej aty për tu afruar drejt banesës. Ka qenë ky moment që policia e ka pikasur dhe është ndërhyrë menjëherë për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes, ndërsa dëshmia e autorit të dyshuar dhe provat e mbledhura pritet të ndihmojnë në përaktimin e rrethanave dhe motivit të saktë që çoi në krimin e rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident në Shëngjin, plagosen katër persona, mes tyre dy fëmijë

Një aksident rrugor ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës...

Papa Leo bën thirrje për ndalimin e dhunës kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor

Papa Leo bëri apel të dielën për ndalimin e dhunës ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të okupuar, ndërsa raportohen sulme të shtuara nga kolonët militantë dhe një rrethim në fshatin Qusra të këtij territori. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, kolonët izraelitë kanë rrethuar banesat në Qusra pasi kanë ndërprerë furnizimin me ujë dhe […]

Ministria e Mbrojtjes për zjarret: 27 vatra në vend, 8 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike përditësimin më të...