Sozia e Jolie zbulon fytyrën e vërtetë, tregon si krijoi imazhin që tronditi internetin

Publikuar me datë:

Sahar Tabar, e cila tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare në vitin 2017 me fotografitë ku paraqitej si një “zombi” që i ngjante aktores Angelina Jolie, ka zbuluar përfundimisht fytyrën e saj të vërtetë dhe historinë pas famës virale. Puna e saj me imazhet e manipuluara shkaktoi reagime të shumta, pasi ndjekësit menduan se ajo kishte kaluar dhjetëra ndërhyrje kirurgjikale për të fituar pamjen e pazakontë. Megjithatë, më vonë u vërtetua se shumica e pamjes së saj ishte rezultat i efekteve kompjuterike dhe ndryshimit të fotografive.

Gjatë një interviste me median iraniane Rokna, Sahar sqaroi se imazhi që u bë viral ishte thjeshtë një formë argëtimi dhe shprehjeje personale.

“Ajo që shihnit në Instagram ishin efektet kompjuterike që përdora për të krijuar imazhin. Hapësira kibernetike ishte një rrugëdalje e lehtë. Ishte shumë më e lehtë sesa të bëheshe aktor”, ka shpjeguar ajo. Tabar ka theksuar më parë se fotografitë e saj ishin më shumë krijimi i një personazhi sesa një përpjekje për t’u bërë kopje e Angelina Jolie.

“Duke postuar një foto, e bëj fytyrën time më argëtuese dhe qesharake. Është një formë shprehjeje e vetvetes, një lloj arti”, është shprehur ajo. Në fakt, Sahar kishte bërë vetëm disa procedura estetike si rinoplastika, liposuksioni dhe mbushje në buzë. Pamja e saj më ekstreme vinte kryesisht nga filtrat dhe montazhet dixhitale.

Pasi u shfaq me fytyrën e saj natyrale, shumë njerëz vunë re se ajo nuk kishte asnjë ngjashmëri me figurën e frikshme që kishte qarkulluar për vite të tëra online. Sahar ka rrëfyer se që në moshë të vogël dëshironte të fitonte famë, por pas eksperiencës së saj në rrjetet sociale tani nuk planifikon të kthehet në internet në të njëjtën mënyrë.

Sahar fillimisht u dënua me dhjetë vite burg, por kaloi rreth 14 muaj në paraburgim përpara se të lirohej.

Historia e saj u kthye në një rast të rëndësishëm gjatë debatit për kontrollin e rrjeteve sociale dhe lirinë e shprehjes në Iran, në një kohë kur vendi po përjetonte protesta të mëdha pas vdekjes së Mahsa Amini në paraburgim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Lituania hap rrugën për vendosjen e armëve bërthamore në territorin e saj

Parlamenti i Lituanisë ka miratuar fazën fillestare të procesit...

Pukë/ Mbeturinat përfundojnë pranë kishës, banori apel për ndërgjegjësim

Një tjetër shqetësim për ndotjen e mjedisit vjen nga...