Aksident në Korçë, makina përplas 82-vjeçaren

Publikuar me datë:

Një aksident automobilistik ndodhi në lagjen nr. 10 të Korçës, ku një grua 82-vjeçare u përplas nga një makinë teksa po tentonte të kalonte rrugën.

Informacionet fillestare tregojnë se e moshuara po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën në momentin e përplasjes. Menjëherë pas incidentit, drejtuesi i automjetit e dërgoi atë në Spitalin Rajonal të Korçës për trajtim mjekësor.

Mjekët konfirmojnë se 82-vjeçarja ka marrë dëmtime të rënda, por gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka marrë në shoqërim drejtuesin e mjetit, ndërsa po vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related