Lezhë/ Dëmtohet shtylla e tensionit të mesëm, ndërpritet energjia në Tale

Publikuar me datë:

Një defekt në rrjetin elektrik ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë në zonën e Tale 2, në Lezhë.

Mësohet se një shtyllë betoni e tensionit të mesëm është dëmtuar në degëzimin e linjës Shënkoll–Tale, duke sjellë ndërprerjen e furnizimit për abonentët e kësaj zone.

Ekipet e OSSH Lezhë kanë mbërritur në terren dhe po punojnë për zëvendësimin e shtyllës së dëmtuar dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Ndërkohë, abonentëve të prekur u është kërkuar mirëkuptim, ndërsa ndërhyrja pritet të përfundojë në kohën më të shpejtë të mundshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Lituania hap rrugën për vendosjen e armëve bërthamore në territorin e saj

Parlamenti i Lituanisë ka miratuar fazën fillestare të procesit...

Pukë/ Mbeturinat përfundojnë pranë kishës, banori apel për ndërgjegjësim

Një tjetër shqetësim për ndotjen e mjedisit vjen nga...