Hungaria fik dritat e monumenteve për të kursyer energji gjatë valës së të nxehtit

Publikuar me datë:

Hungaria ka ndërprerë ndriçimin dekorativ të ndërtesës së parlamentit në Budapest, Kështjellës së Budës dhe Urës së Zinxhirit, në përpjekje për të kursyer energji gjatë një vale të gjatë të të nxehtit. Ky vendim i autoriteteve është pritur mirë nga shumica e banorëve, ndërsa disa turistë janë shprehur të zhgënjyer.

Temperaturat e larta të verës dhe shifrat rekord të ulëta të nivelit të ujit në lumin Danub kanë detyruar shtetin të reduktojë funksionimin e centralit të vetëm bërthamor në vend, i cili përdor ujin e Danubit për sistemin e ftohjes.

Gjatë ditës së sotme, termometri në zonë shënoi nga 40 deri në 42 gradë Celsius, shumë më lart se mesatarja e gushtit.

“Jam shumë e zhgënjyer sepse erdha në Budapest, ndoshta për herën e vetme në jetën time, dhe dje u ngjita në kodër dhe prisja që ndërtesa të ndriçohej”, tha Silke Schneiders, një turiste nga Gjermania. “Gjithashtu bëra një udhëtim me anije në lumë natën dhe të gjitha dritat në urë ishin fikur.”

Përkundër pakënaqësisë së turistëve, shumë hungarezë e konsiderojnë të arsyeshëm këtë hap, veçanërisht pasi qeveria u ka kërkuar qytetarëve të kufizojnë përdorimin e energjisë për të ulur ngarkesën mbi rrjetin elektrik.

Edhe Bukureshti, kryeqyteti i Rumanisë, ka ndërmarrë masa të ngjashme për kursimin e energjisë. Nata e kaluar e gjeti qytetin me ndriçimin rrugor të reduktuar me një të tretën, ndërsa dritat u fikën krejtësisht në monumente dhe muze. Politika të njëjta janë zbatuar edhe në disa qytete të tjera të vendit.

‘Duket se kemi arritur në këtë pikë për shkak të vendimeve të këqija, duke pasur parasysh krizën klimatike me të cilën jemi përballur prej dekadash’, tha Mircea, 25 vjeç, një teknolog ushqimor, përpara bashkisë së errët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tifozët ndërprenë homazhet për Sandro Mazzola, Juventusi gjobitet me 10,000 euro

Juventusi u gjobit me 10,000 euro të martën pasi një pjesë e mbështetësve të saj prishën një minutë heshtje në nder të ish-yllit të Italisë dhe Interit, Sandro Mazzola. Juventusi rrezikoi që ajo pjesë të mbyllej për ndeshjen e radhës, por gjyqtari sportiv i ligës italiane tha se “sanksioni u zbut në dritën e qëndrimit […]

Zjarr pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, në vendngjarje forcat zjarrfikëse

Një zjarr ka shpërthyer në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, sipas një njoftimi të bërë nga Drejtoresha e këtij parku. Menjëherë pas marrjes së informacionit për situatën, ekipet e MZSH Fier janë dërguar në vendin e ngjarjes për të ndërhyrë dhe për të marrë nën kontroll situatën. Ende nuk ka informacion për madhësinë e […]

Lituania hap rrugën për vendosjen e armëve bërthamore në territorin e saj

Parlamenti i Lituanisë ka miratuar fazën fillestare të procesit...