“Gjuhadoli nuk është pronë e Benet Becit”/ Kliti Hoti: Po planifikohet godinë shumëkatëshe në zemër të Qendrës Historike

Publikuar me datë:

Një projekt i planifikuar në zemër të Gjuhadolit ka ngjallur shqetësim dhe debat në Shkodër. Përmes një statusi publik, Kliti Hoti ngre pikëpyetje mbi ndërhyrjet e Bashkisë Shkodër në një objekt historik dhe projektin e publikuar më pas për ndërtimin e një godine shumëkatëshe në këtë zonë.

Hoti kujton se rreth një muaj më parë, Bashkia ndërhyri në objektin historik, duke shembur pjesë të çatisë dhe mureve me argumentin se godina paraqiste rrezik për kalimtarët. Sipas tij, sot mbi të njëjtin objekt publikohet një projekt që parashikon një ndërhyrje të re ndërtimore në një prej zonave më të rëndësishme të Qendrës Historike të Shkodrës.

“Si është e mundur që një objekt historik, i cili deri dje paraqitej si rrezik për t’u ruajtur, sot të konsiderohet i përshtatshëm për një ndërhyrje që ndryshon rrënjësisht karakterin e tij?”, shkruan Hoti.

Ai ngre gjithashtu shqetësimin se projekti, sipas dokumenteve të publikuara, ka shkaktuar pikëpyetje edhe te specialistë të trashëgimisë kulturore.

Në reagimin e tij, Hoti e vendos çështjen në një plan më të gjerë, duke argumentuar se Qendra Historike e Shkodrës nuk mund të trajtohet si një parcelë e zakonshme ndërtimi.

“Gjuhadoli nuk është pronë e Benet Becit. Është trashëgimi e Shkodrës”, është mesazhi që përcjell Hoti, duke kritikuar mënyrën se si po trajtohet kjo zonë.

Në fund, ai thekson se historia e qytetit nuk nis dhe nuk përfundon me një kryetar bashkie, ndërsa mënyra se si do të trajtohet Gjuhadoli, sipas tij, do të jetë pjesë e vlerësimit që shkodranët do t’i bëjnë administratës vendore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Po vij në OKB”, Netanyahu sfidon Mamdanin: Do të tregoj të vërtetën për ty

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka drejtuar një mesazh të ashpër ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, në prag të udhëtimit të tij drejt qytetit për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Po vij në OKB. Do të tregoj të vërtetën për ushtarët tanë heronj… dhe do të […]

Sarandë/ Hetime për ndërtim të jashtëligjshëm e shpërdorim detyre, një person në arrest shtëpie, sekuestro hotelit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë urdhëroi sekuestrimin e hotelit ‘Central Park Premium Hotel’, një ndërtim pesëkatësh pa leje në Ksamil, si dhe të një objekti tjetër ngjitur me një kat dhe sipërfaqe 52.2 metra katrorë, i ndërtuar po pa leje në të njëjtin lokalitet. Për shtetasin K.P., […]

Don Bosko/ Aksident me vdekje në Tiranë/ Makina përplas motorin

Një aksident fatal ka ndodhur në zonën e Don...

SPAK i caktoi arrest shtëpie! Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në...