Një zjarr ka shpërthyer në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, sipas një njoftimi të bërë nga Drejtoresha e këtij parku.
Menjëherë pas marrjes së informacionit për situatën, ekipet e MZSH Fier janë dërguar në vendin e ngjarjes për të ndërhyrë dhe për të marrë nën kontroll situatën.
Ende nuk ka informacion për madhësinë e zjarrit apo për dëmet e mundshme të shkaktuara. Forcat zjarrfikëse janë duke punuar në terren për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zonat përreth parkut arkeologjik.

