Itali/ Laborator kokaine, arrestohen 5 persona, mes tyre një shqiptar

Publikuar me datë:

Një laborator i fshehur për përpunimin e kokainës është zbuluar nga autoritetet italiane, të cilat kanë goditur një aktivitet të dyshuar të trafikut të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar 5 persona, mes tyre edhe një shtetas shqiptar.

Të arrestuarit akuzohen për posedim dhe prodhim të substancave narkotike. Operacioni çoi në sekuestrimin e rreth 18.2 kilogramë kokainë, e ndarë në 18 ambalazhe, si dhe një sasi tjetër lënde narkotike që ndodhej ende në proces rafinimi.

Gjatë kontrollit në laborator, autoritetet gjetën gjithashtu para cash në shumën 8 mijë e 810 euro, një makinë për numërimin e parave, orë luksoze, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë. Po ashtu u sekuestruan telefona celularë, një laptop dhe dokumente me shënime që dyshohet se lidhen me aktivitetin e paligjshëm.

Në ambientet e laboratorit u gjetën edhe substanca prerëse, qese me peleta të dyshuara për përpunim, tretës kimikë dhe mjete të përdorura për rafinimin e kokainës.

Sipas mediave italiane, zona ku ndodhej laboratori u izolua dhe iu nënshtrua kontrolleve të hollësishme nga specialistët e karabinierëve të Romës, me qëllim përcaktimin e mënyrës së përpunimit të drogës dhe sasisë totale të lëndës narkotike.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal dhe rolin e secilit prej personave të arrestuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Po vij në OKB”, Netanyahu sfidon Mamdanin: Do të tregoj të vërtetën për ty

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka drejtuar një mesazh të ashpër ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, në prag të udhëtimit të tij drejt qytetit për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Po vij në OKB. Do të tregoj të vërtetën për ushtarët tanë heronj… dhe do të […]

Sarandë/ Hetime për ndërtim të jashtëligjshëm e shpërdorim detyre, një person në arrest shtëpie, sekuestro hotelit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë urdhëroi sekuestrimin e hotelit ‘Central Park Premium Hotel’, një ndërtim pesëkatësh pa leje në Ksamil, si dhe të një objekti tjetër ngjitur me një kat dhe sipërfaqe 52.2 metra katrorë, i ndërtuar po pa leje në të njëjtin lokalitet. Për shtetasin K.P., […]

Don Bosko/ Aksident me vdekje në Tiranë/ Makina përplas motorin

Një aksident fatal ka ndodhur në zonën e Don...

SPAK i caktoi arrest shtëpie! Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në...