Greta Bardeli: Shërbimet shëndetësore në zonat turistike nuk përballojnë fluksin e pushuesve

Publikuar me datë:

Deputetja e PD-së Shkodër, Greta Bardeli, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e shërbimeve shëndetësore në zonat turistike gjatë sezonit veror.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardeli shprehet se në disa prej zonave me fluks të lartë turistësh shërbimet shëndetësore janë të kufizuara, ndërsa mungojnë aparaturat dhe teknologjia e nevojshme për përballimin e rasteve emergjente.

Ajo kritikon gjithashtu infrastrukturën rrugore drejt spitaleve rajonale, duke argumentuar se trafiku mund të vonojë marrjen e ndihmës mjekësore. Bardeli ngre akuza edhe për ndërtimin e pistave të helikopterëve, duke pretenduar se ato janë ndërtuar pranë resorteve luksoze dhe jo pranë spitaleve në zonat turistike.

Sipas saj, kjo situatë tregon mungesë të planifikimit të shërbimeve shëndetësore përballë rritjes së numrit të turistëve në vend.

Postimi i plotë:
Shërbimet shëndetësore në zonat turistike reduktohen në një dhomë me një mjek, pa asnjë aparaturë apo teknologji shëndetësore. Spitalet në bashkitë e zonave me fluks masiv turistik janë pa aparaturat e nevojshme për përballimin e situatave emergjente. Rrugët drejt spitaleve rajonale, në kushtet e trafikut, përbëjnë një skandal të vërtetë dhe një fat të keq për çdo turist që përballet me probleme shëndetësore.

Ndërkohë, pistat e helikopterëve janë ndërtuar me paratë publike jo pranë spitaleve bashkiake në këto zona, por vetëm pranë resorteve luksoze të oligarkisë së korruptuar.

Ky është turizmi i një qeverisjeje që jo vetëm nuk ka kryer detyrën e saj, por, për më tepër, vazhdon të mbajë peng një vend të tërë me paaftësinë e vet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related