Aksidenti me pasojë vdekjen e 2 fëmijëve, “shkrihet” zinxhiri drejtues i policisë së Durrësit

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë i ndodhur dje në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos një tjetër, ka sjellë masa disiplinore në radhët e Policisë të qytetit bregdetar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka pezulluar nga detyra për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave: Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Afrim Tafa; Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj; si dhe Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo. 

Pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm urdhëroi ngritjen e një grupi ekspertësh nga Drejtoria e Policisë Rrugore, të cilët shkuan në vendngjarje për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur një hetim disiplinor për të vlerësuar nëse ka përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë për këtë rast tragjik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

32-vjeçarja humb jetën në një hotel në Jalë, dyshohet për shkaqe natyrale

Mbrëmjen e së hënës, një 32-vjeçare ndërroi jetë në...

Etiopi/ Shtatë grupe rebele krijojnë aleancë të re, synojnë rrëzimin e qeverisë

Shtatë grupe të armatosura që veprojnë në zona të ndryshme të Etiopisë kanë njoftuar krijimin e një aleance të re, me synimin për të rrëzuar qeverinë në Addis Ababa. Koalicioni, i pagëzuar “Alliance for Survival”, përfshin milicinë Fano në Amhara, Ushtrinë Çlirimtare të Oromos (OLA), Frontin Çlirimtar të Popullit të Tigrayt (TPLF) dhe katër grupe […]

Bluza në fushë, mesazhi i futbollistëve të Kosovës për ish-drejtuesit e UÇK-së

Futbollistët e Kosovës, të mbledhur për sfidat e ardhshme në Ligën e Kombeve, kanë zgjedhur të shprehin publikisht qëndrimin e tyre, duke u paraqitur me bluza të cilat mbanin mbishkrimin “Drejtësi për çlirimtarët”. Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se Kombëtarja dhe FFK-ja janë bërë pjesë e fushatës së mbështetjes për ish-udhëheqësit e UÇK-së. Gjatë […]