Dyndja drejt bregdetit e shqiptarëve të Kosovës/ Fluks i shtuar mjetesh në Morinë, regjistrohen mbi 50 mijë hyrje

Publikuar me datë:

Fillimi i javës ka sjellë një fluks të shtuar të lëvizjeve në kufirin Kosovë–Shqipëri, ku mijëra qytetarë po i drejtohen bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet verore. Pas disa ditësh të kaluara në vendlindje, një numër i madh i mërgimtarëve nga Kosova kanë nisur udhëtimin drejt zonave turistike në Shqipëri. Mes tyre ka edhe shumë pushues që jetojnë në Kosovë dhe kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për pushimet e muajit gusht.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë janë vënë në funksion të gjitha sportelet, ndërsa autoritetet kufitare po punojnë me procedura të përshpejtuara për të përballuar fluksin e automjeteve dhe udhëtarëve. Procedura e lehtësuar zbatohet për automjetet me targa të huaja, të cilat në pjesën më të madhe u përkasin mërgimtarëve të Kosovës. Ndërkohë, automjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë kalojnë pa kontrolle kufitare, në bazë të marrëveshjes për lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve.

Pavarësisht numrit të madh të automjeteve, situata në kufi mbetet e qetë dhe e menaxhueshme. Pritjet nuk i kalojnë 5 minuta, ndërsa qarkullimi zhvillohet normalisht falë organizimit të autoriteteve kufitare.
Fluksi ishte i pritshëm, pasi muaji gusht konsiderohet kulmi i sezonit turistik, kur qindra mergimtarë te Kosoves që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës kalojnë pushimet në Kosovë dhe Shqipëri. Vetëm gjatë dy ditëve të para të muajit gusht, që përkuan me fundjavën, në Shqipëri hynë mbi 50 mijë pushues nga Kosova, përfshirë edhe pjesëtarë të diasporës.

Autoritetet presin që fluksi të mbetet i lartë edhe gjatë ditëve në vijim, veçanërisht në fundjavat e muajit gusht, kur pritet një numër edhe më i madh udhëtarësh në të dyja drejtimet e kufirit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kërcënoi banorët me thikë, kandidati demokrat për Kongres arrestohet pas incidentit në plazh në Havai

Kandidati demokrat për Kongresin amerikan, Kirill Basin, është vënë...

3 të vdekur/ Tragjedi në Karolinën e Veriut, të shtëna brenda një banese

Një incident i rëndë tronditi orët e para të...

Zelensky me apel për aleatët pas sulmit rus që la 17 të vdekur

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ngritur akuza ndaj aleatëve...

Pse Zuckerberg i kërkoi falje qeverisë indiane?

Shefi ekzekutiv i Meta Platforms, Mark Zuckerberg, i ka...