52 medalje për Shqipërinë, por pa gradë honorifike! Federata ngre zërin për Daniel Godellin

Publikuar me datë:

Federata Shqiptare e Peshëngritjes shpreh shqetësimin e saj të thellë për vendimin e Komisionit të Gradave Honorifike për të mos i akorduar gradën honorifike sportistit elitar Daniel Godelli.

Daniel Godelli është një nga sportistët më të suksesshëm që ka përfaqësuar ndonjëherë Shqipërinë. Gjatë karrierës së tij ai i ka dhuruar vendit tonë 52 medalje në Kampionate Evropiane dhe Botërore, duke ngritur me krenari flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare dhe duke promovuar emrin e Shqipërisë në botë.

Në vitin 2014, si vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Daniel Godelli pati nderin të ngrinte Flamurin Kombëtar në ceremoninë zyrtare të 28 Nëntorit në Vlorë, një moment që mbetet simbol i respektit për arritjet e tij sportive.

Është e vështirë të kuptohet se si një sportist me një kontribut të tillë nuk është vlerësuar me gradën honorifike, ndërkohë që ky vlerësim u është dhënë sportistëve të disiplinave jo olimpike. Ne respektojmë çdo sport dhe çdo sportist që përfaqëson Shqipërinë, por besojmë se kriteret duhet të jenë të drejta, të barabarta dhe transparente për të gjithë.

Federata Shqiptare e Peshëngritjes nuk kërkon privilegje. Kërkojmë vetëm drejtësi, transparencë dhe respekt për ata sportistë që për vite me radhë kanë sakrifikuar dhe kanë nderuar flamurin shqiptar në arenat më të rëndësishme ndërkombëtare.

Për këtë arsye, i kemi kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes të bëjë publike kriteret konkrete mbi të cilat është marrë ky vendim dhe të rishqyrtojë çështjen e sportistit Daniel Godelli.

Respekti për kampionët është respekt për historinë dhe dinjitetin e sportit shqiptar. 🇦🇱

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHBA përgatit sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare pas urdhër-arrestit për Netanyahun

Administrata e presidentit Donald Trump planifikon të vendosë sanksione...

Protesta/ Kryeministri për gazetën gjermane: Jam më i mirë kur sfidohem! Koha do ta tregojë

Kryeministri Edi Rama dh protesta qytetare në Tiranë kanë...

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, valëvit flamurin e UÇK-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kaluar këtë të...