Kaos në kufirin Kroaci-Mal të Zi, kolonë makinash prej 20 kilometrash

Publikuar me datë:

Kaos i madh është raportuar në jug të Kroacisë, përgjatë rrugës që të çon drejt kufirit me Malin e Zi, ku mijëra udhëtarë janë mbërthyer në kolona të gjata kilometrike. Vija e automjeteve në Çilip ka tejkaluar 20 kilometra, ndërsa pritja në pikat kufitare Debeli Brijeg dhe Konfin është zgjatur deri në 10 orë.

Në këto kushte të trafikut të rënduar dhe temperaturave të larta, banorët e Konavles kanë reaguar duke hapur shtëpitë dhe u kanë ofruar udhëtarëve ujë të pijshëm si dhe mundësinë për të përdorur tualetet. Ka pasur raportime edhe për raste kur qytetarët janë detyruar të qëndrojnë në pritje deri në 28 orë.

Shkak për këtë bllokim është bërë rritja e jashtëzakonshme e fluksit të automjeteve që udhëtojnë drejt Malit të Zi, kontrollet e shumta kufitare dhe kapacitetet e kufizuara të kalimit. Si rezultat, janë paralizuar edhe rrugët lokale, duke u krijuar vështirësi banorëve vendas.

Kryetari i Komunës së Konavles, Bozho Lasiç, e ka përshkruar situatën si të padurueshme dhe u ka kërkuar institucioneve ndërhyrje të menjëhershme. Në përgjigje, autoritetet kanë marrë masa të menjëhershme, duke siguruar furnizim me ujë të pijshëm dhe duke angazhuar shërbimet e emergjencës në zonë, me qëllim lehtësimin e udhëtarëve deri në zgjidhjen e krizës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Maliq/ Banorët protestojnë kundër Reformën Territoriale

Banorë dhe përfaqësues të opozitës protestuan këtë të diel...

Bie zjarr i madh në Gurshpatë të Librazhdit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin...

Aksident ne rrugen e Kombit, perplasen dy automjete, nje person i plagosur:

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e së dielës në...